Ministri i shtetit, përgjegjës për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth në kuadër të vizitës së tij në Shkup, zhvilloi debat me studentët në Fakultetin Juridik në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari gjerman Roth bëri të ditur se Gjermania si dhe Bashkimi Evropian (BE) vazhdojnë të kenë në fokus zgjerimin e Unionit drejt Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar në tri çështje të cilt ai i potencoi si kruciale për kthimin e vendit në procesin eurointegrues. “Dera e BE-së është e hapur për vendin tuaj, varet nga ju shpëjtësia e procesit të anëtarësimit, nëse përmbushet axhenda e reformave, BE-ja do të çojë në vend premtimet e saj. Maqedonisë i nevojitet BE-ja dhe BE-së i nevojitet Maqedonia, veçmas këto ditë”, deklaroi zyrtari gjerman Roth duke shtuar se do të bashkëpunojnë ngushtë për çështjen e migracionit, por kjo, siç tha ai, nuk do të thotë se do të ketë favore për sa i përket integrimit në BE.
Ai në vijim u përqendrua mbi krizën politike në Maqedoni si dhe bëri thirrje që e njëjta të zgjidhet menjëherë pasi ka marrë kosto të lartë. “Kriza politike në vendin tuaj duhet të zgjidhet menjëherë. Pritjet tona janë shumë të qarta se ekziston marrëvëshje politike në tavolinë, se ka shumë pak kohë për të mbajtur zgjedhje korrekte në muajin prill. Komisioni Evropian në vitin 2014 raportoi për ngecje në lirinë e mediave dhe gjyqësorit, që në vitin 2015 të shënojë vërejtje po ashtu në lirinë e mediave dhe sundimin eligjit”, theksoi Roth, i cili u shpreh senga takimet që ka patur me partitë politike, shoqërinë civile ka detektuar dy problem.
“Nga këndvështrimi im është se Qeveria nuk i ka përmbushur dy çështje shumë të rëndësishme. E para është regjistrimi i votuesve dhe e dyta është situata e mediave, tani bëni detyrat e juaja të shtëpisë, kjo është porosia ime. Më 19 ose 20 shkurt jemi duke pritur vlerësimin me qëllim të marrjes së vendimit nëse ka gjasa që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 24 prill. Nuk diskutojmë vetëm për zgjedhje, por për zgjedhje të lira dhe korrekte”, porositi më tej zyrtari gjerman Roth.

Jo vetëm zgjedhje në Maqedoni, por ato të jenë të lira dhe korrekte
Reviewed by Habersizim
on
14:41:00
Rating:

Hiç yorum yok: